Kryeredaktori i revistës, Edward Felsenthal, tha se zgjedhja e Zelenskyt – krahas “shpirtit të Ukrainës” – ishte zgjedhja e duhur.
Zelensky, komedian i shndërruar në politikan, që u zgjodh president i Ukrainës më 2019. Ai ka punuar pa pushim që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, për të frymëzuar rezistencën e vendit të tij dhe për të fituar mbështetje ndërkombëtare për Kievin.
Felsenthal tha se vendimi i Zelenskyt “që të mos largohej nga Kievi, por të qëndronte dhe të punonte për fitimin e mbështetjes, ishte vendimtar”.
“Për të dëshmuar se guximi mund të jetë po aq ngjitës sa frika, për drejtimin e popullit dhe për bashkimin e tyre në mbrojtje të lirisë, për përkujtimin se demokracia është e brishtë, Volodymyr Zelensky dhe shpirti i Ukrainës zgjidhen Persona të Vitit për vitit 2022”, tha ai.
Revista Time po ashtu nderoi persona që përfaqësojnë shpirtin e Ukrainës.
Linku: https://time.com/person-of-the-year-2022-volodymyr-zelensky/
Burimi i fotos: https://time.com/person-of-the-year-2022-volodymyr-zelensky/