Të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë duket se janë kopjuar dhe disponuar nga grupi i personave të akuzuar nga Prokuroria për publikimin e databazës së pagave në fillim të këtij viti.
OraNews shkruan se informacionet në fjalë nuk janë bërë publike pasi një dokument i Komitetit shqiptar të Helsinkit, thotë se në CD-në e sekuestruar njërit prej personave në hetim, janë gjetur një numër i konsiderueshëm dokumentash me të dhëna bankare për klientë të ndryshëm.
Pavarësisht se nuk janë bërë ende publike, duket se të dhënat bankare të qytetarëve janë kopjuar dhe kanë qarkulluar tek personat që shitën databazën e pagave apo të targave.
Kujtojmë se skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera tronditi vendin në fund të vitit 2021.
Linku:oranews
Burimi i fotos: pexele.com