ShowBiz

Stresi rrëfen arsyen e vërtetë të ndarjes nga partnerja, Keisi habit me deklaratën

Rrugëtimi e Stresit brenda shtëpisës së “Big Brother VIP Kosova” u shoqëruar që në nisje të tij me deklarata të forta, sidomos ato ndaj ish-partneres së tij, Keisit.

Në mbrëmjen e spektalit reperi ka bërë një rrëfim të sinqertë ku ka treguar hapur se arsyeja e ndarjes nga Keisi ka qënë pikërisht tradhëtia e tij.

“Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u coptua komplet. Ajo më ska qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.

Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem. Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi.

E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua”, ka rrëfyer reperi.

Mirëpo, Alaudini i tha Stresit se ka komunikuar me Keisin dhe ajo kërkon prej tij që të vazhdojë lojën si Stresi dhe e suporton deri në fund të këtij rrugëtimi.

Linku: https://youtu.be/cpNumMQdEhk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMZmgxIARXv/

https://www.instagram.com/p/CI47YXnJ2xR/