Einxhel Shkirën dhe pak ditë e ndajnë nga pritja e ëmbël.
Moderatorja gjatë intervistës për revistën Who ka ndarë më shumë detaje nga etapa më e re e jetës së saj.
Ajo ka treguar se më të vështirë e ka pasur me mamin për t’ia dhënë lajmin e shtatzënisë.
‘Me disa prej tyre ka qenë e lehtë, e me disa e vështirë. Mamaja ime ka qenë personi që i druhesha më shumë kur t’i jepja lajmin, për shkak të përjetimeve të saj të saj të forta emocionale. Kisha frikë mos i bëja dëm me lajmin tim “bombastik”, por ndërkohë nuk mund ta mbaja më të fshehtë se barku po rritej. Dhe mund të them që mami ka pasur reagimin më të fortë dhe më të bukur për mua, sepse e kam ndjerë me shpirt dëshirën e saj që unë të bëhesha nënë’- u shpreh ajo.
Ndër të tjera Einxhel u shpreh se do të ketë dasmë por nuk e kanë diskutuar ende saktësisht se kurë.
Linku: revista who
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/