ShowBiz

Nuk ka bërë celebrim me Shkëlzenin, Armina Mevlani zbulon arsyen

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha pak kohë më parë kurorëzuan dashurinë me një ceremoni madhështore.

Çifti ende nuk janë celebruar dhe këtë detaj e ka zbuluar vetë Armina. Blogerja e njohur ka zbuluar arsyen pse ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë.

“Celebrimin do ta bëj shumë shpejt, thjesht do ta bëj në janar. Viti 2023 është vit shumë i mbarë për t’u celebruar. Besoj në bestytni. Lexoj astrologji dhe besoj te kjo pjesë. Sa të vijë janari, gjëja e parë që ne do të bëjmë, është celebrimi”, u shpreh Armina në “Më lër të flas”.

Kujtojmë se pak ditë më parë Mevlani aludoi se planet për një fëmijë kanë filluar madje dhe emrat i ka të qartë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=r4REE3q4eyI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/armina_mevlani/