Në prag të festave tema më e diskutuar është ajo e dhuratave.
Një diskutim i tillë është hapur dhe në formatin e ‘Goca dhe Gra’.
Fatma ka pyetur Arminën nëse do ti kalonte Krishtlindjet me ish partneren e Shkëlzenit si familje e madhe.
‘Nëse do të shkoja për Krishtlindje patjetër që do t’ja bëja një dhuratë ish gruas së Shkëlzenit. Nuk e kam atë marrëdhënie që të shpenzoj Krishtlindjet me të. Një respekt për atë person do ta gëzoj gjithmonë, për sa kohë fëmijët e Zenit jetojnë me të dhe janë rritur aq mirë, janë aq të edukuar dhe janë fëmijë shembull. Do të kaloja Krishtlindjet me të për t’i bërë ata të lumtur. Tashmë unë jam familje për ata siç është babi dhe nëna e tyre,’ shprehet Armina.
Linku: https://www.instagram.com/p/CmKWwsaDmOM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/armina_mevlani/