Lifestyle

Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2022

MeteoAlb parashikon me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të cilat deri në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet deri të lartë. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me erë të fortë. Gradualisht në pjesën e parë të ditës  reshjet  e shiut do të humbasin intensitet dhe territor, e në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-13m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 14°C, në zona e ulëta 8 deri 19°C, në zona bregdetare 12 deri 19°C.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com