ShowBiz

Jo çdo gjë mund të shkoj vaj, Rudina Dembacaj tregon çfarë e acaron tek Marku

Rudina Dembacaj, është një nga aktoret më dashura për publikun.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Why not” ku ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj personale, por jo vetëm.

Ndër të tjera Rudina ka pranuar se përpos momenteve të lumtura ka edhe ditë të vështira në marrëdhënie me partnerin e saj.

“Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.

Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, është shprehur me shaka aktorja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=RPKYqNp0FsA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmHri1cIxcp/