Lifestyle

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2022

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të përfshihet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Qytetet e zonës bregdetare dhe të ulëta do të kenë intervale të shumta me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të jenë më të dukshme vranësirat kalimtare, por nuk pritet të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com