Sipas MeteoAlb, territorin vendit tonë do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke diktuar kushte e motit në vend. Pritet që gjatë paradites të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shfaqi vranësirat e pakta në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com