Margarita Xhepa është një nga emrat ikonë të skenës shqiptare.
Aktorja e dashur ka ngritur në këmbë audiencën me monologun e saj në skenën e Festivalit të RTSH-së.
Artistja e dashur ka reaguar fort ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
‘Me dhimbje kam lexuar diku se 1 në 3 gra dhunohet fizikisht. Dhunohet apo vritet nga dora e një burri që dikur i ka thënë ‘të dashuroj’. Grua nuk është faji yt, guxo dhe kundërshto, gjithmonë kundërshto’, tha aktorja e mirënjohur.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NzvM6p7ZTGg
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=NzvM6p7ZTGg