Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës. Një fëmijë i vdekur është mbjedhur me çarçafët e spitalit pa dashje dhe ka kaluar në lavanteri.
Rasti është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë se, Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës. Por ai nuk ka dhënë detaje për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
‘Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit’, ka thënë Nikçi.
Linku: indeksi
Burimi i fotos: pexele.com