ShowBiz

Elsa Lila fiton Festivalin e Këngës, Albana Kelmendi shkon në Eurovizion

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e madhe e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.

Këtë edicion u dhanë 6 çmime, 5 prej të cilave u ndanë nga juria, ndërsa publiku zgjodhi me votim këngën përfaqësuese të vendit tonë në Eurovizionin e ardhshëm.

Fituesja e çmimit të parë të Festivalit ishte Elsa Lila me këngën ‘Evita’, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën ‘Duje’, ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën Atomike.

Sa i përket Eurovizionit, publiku votoi që Shqipëria të dërgojë në Liverpool, Albinën dhe familjen Kelmendi.

Ndërsa, Rovena Dilo u zgjodh fituesja e çmimit të Karrierës. Erma Mici është shpallur fituesja e çmimit “Artisi më i mirë debutues”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=1caMPsaOTzE

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=1caMPsaOTzE