Lifestyle

Parashikimi i motit, 24 dhjetor 2022

MeteoAlb parashikon që në pjesën e parë të ditës në vendin tonë do të ketë orë të shumta me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vetëm në zonat e thella malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shfaqje të vranësirave të lehta në të gjithë Shqipërinë, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com