ShowBiz

“Më shfrytëzoi për famë”, Mikela i nxjerr të palarat Erionit

Mikela dhe Erioni janë një nga çiftet që u krijuan në emisionin e dashurisë Për’puthen.

Dyshja pati një histori shumë të bukur dashurie, por pas disa muajsh ata u ndanë.

Megjithatë Erioni mori guximin për t’i kërkuar Mikelës edhe një mundësi të dytë, pikërisht në emisionin nga ku e nisën historinë e tyre të dashurisë.

Por mesa duket edhe këtë herë për çiftin nuk rezultoi një bashkim i suksesshëm.

“Sepse mendoj që ai djali edhe më shfrytëzonte për famë, duke qenë që unë u bëra një personazh, nuk e kishte rëndësinë që kisha unë. Peshën që do ta kishte çift me mua nuk do ta kishte vetëm kudo dhe impaktin. Duke qenë se ne si çift do të kishim më shumë audiencë të gjerë sesa tek dhe donim ta shfrytëzonim si gjë”, është shprehur Mikela.

Linku: https://youtu.be/fn9AZdx8jVE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cifovx8rCWp/?utm_source=ig_web_copy_link