ShowBiz

Einxhel dhe Trev vijnë me një mesazh të veçantë për ndjekësit

Einxhel dhe Dagz po shijojnë prindërimin. Ardhja në jetë e Trev ka sjellë shumë lumturi në familjen e tyre.

Së fundmi moderatorja ka ndarë një mesazh të veçantë me ndjekësit së bashku me Trev.

‘Jeni aq shumë dhe më keni falur aq shumë dashuri dhe pozitivitet me mesazhet tuaja sa do të më duheshin orë të tëra për t’iu kthyer përgjigje të gjithëve. Por gjithësesi edhe fjalët nuk do të ishin të mjaftueshme për t’ju falenderuar.

Dashje pa dashje ju të gjithë jeni bërë pjesë e jetës sonë dhe jemi të lumtur që sa herë ndajmë gëzimet tona ju gëzoni me ne. Shumë dashuri dhe përqafime nga ne,’-shkruan Einxhel.

Linku: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/