Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar zëra se këngëtarja, Xhenilsa Myrtezaj dhe aktori i humorit, Bes Kallaku po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.
Madje u tha se këngëtarja ishte larguar nga shtëpia së bashku me vajzën e tyre, Ajka.
Mirëpo së fundmi ajo u ka vënë kapakun këtyre aludimve me anë të një veprimi të saj ndaj Besit.
Në një nga koncertet e saj, në mes të skenës ajo ka thirrur:
“Bes të dua me gjithë shpirt”, por jo vetëm kaq.
Ajo ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram duke shkuar krahas tyre:
“Gënjeshtra më e madhe në botë është ata thonë”, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka ka qënë një mashtrim në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar.
Linku: https://www.instagram.com/stories/xhensilamyrtezaj/3002147299121889630/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgER4j8I7Mn/