Dashi
Falë pozicionit të Jupiterit në ashendent deri në mes të majit, 2023 do të fillojë për ju me më shumë optimizëm dhe vetëbesim. Përfitoni prej tij për të heshtur dy ose tre njerëz që tërbohen me gjykimet e tyre të pamëshirshme.
Demi
Ndryshime në horizont në lidhje me pamjen e jashtme. Do të jeni më mirë dhe të gjithë do ta vënë re këtë. Dashuria po ju ndikon pozitivisht në jetën tuaj.
Binjakët
Ju thjesht dëshironi stabilitet qoftë në marrëdhënien në çift, familje apo punë. Viti 2023 do të jetë plot surpriza për ju, por fillimisht duhet të sistemoni mendimet dhe dëshirat tuaja. Mund t’ia dilni, mos u shqetësoni!
Gaforrja
Jeni në kërkim të konkurrencës? Mbani mend se kjo situatë do të nisë të përmirësohet nga fundi i marsit dhe pothuajse gjatë gjithë majit do të korrni mjaft suksese. Marsi ju bën shumë të fortë por edhe pak gjakftohtë. Në të ardhmen nuk përjashtojmë intervistat apo kurset rifreskuese.
Luani
Guximi juaj shpërblehet me kënaqësi të madhe. 2022 përfundon mbarë, me arritje në çdo fushë.
Virgjëresha
Dashuria është shërim për ju. Do të mund të kapërceni lehtësisht momentet e shqetësimit që kanë ndodhur në të kaluarën.
Peshorja
Duke filluar nga sot, ju presin ditë të mrekullueshme në të cilat do të pushoni dhe do të festoni fillimin e vitit të ri, i cili pothuajse është afër nesh. Guxim sepse gjithçka që ju ka shqetësuar pak kohë më parë mund të zgjidhet në një kohë të shkurtër.
Akrepi
Dita e sotme nuk do jetë aq pozitive sa shpresoni. Favorizohen lidhjet e miqësisë, madje edhe dashurisë, por në vendin e punës jo gjithçka do jetë e favorshme, përkundrazi Viti i ri do të sjellë më shumë lajme.
Shigjetari
Gjatë orëve të ardhshme do të ketë lajme të mira për ndjenjat dhe gjithashtu për punën. Shikoni të ardhmen me besim më të madh.
Bricjapi
Do të përjetoni ditë jo shumë emocionuese nga shumë këndvështrime. Mundohuni të ruani përqendrimin veçanërisht në lidhje me vendin e punës.
Ujori
Për ju po vijnë ditë jo tamam emocionuese dhe të karakterizuara nga shumë ulje-ngritje. Megjithatë, përpiquni të mos e humbni durimin. Kafshoni gjuhën para se të flisni në mënyrë që të shmangni grindjet.
Peshqit
Jeni duke përjetuar një javë vërtet pozitive veçanërisht për sa i përket marrëdhënieve romantike dhe marrëdhënieve që lidhen me familjen dhe miqësitë falë hyrjes së Hënës në shenjën tuaj. Mos ngurroni të hidhni një hap të madh përpara në marrëdhënien tuaj të dashurisë.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-di-mercoledi-28-dicembre-2022/
Burimi i fotos: freepik.com