Moderatorja e njohur, Armina Mevlani, nuk ka qënë mbrëmjen e djeshme e pranishme në emisionin “Goca dhe Gra”.
Armina është lidhur virtualisht me studion dhe ka zbuluar se familja e saj po kalon disa kohë së bashku duke festuar Krishtlindjen.
Moderatorja ka nënvizuar faktin se fëmijët e partnerit, ndodhen larg dhe kjo ka sjellë mungesën e saj në studio.
“Më ka marrë malli. Ndihem keq që nuk jam fizikisht, ashtu siç duhej aty. Do të doja të isha me ju për Krishtlindje, po detyrime e angazhime familjare, se fëmijët e Shkëlzenit i kemi larg, kështu që festuam Krishtlindjet me ata. Do më marrë shumë malli”, është shprehur Armina.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CmueDo5qXwj/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cl_eRFHNSM3/?utm_source=ig_web_copy_link