Sara Hoxha së fundmi ka qenë e ftuar në Goca dhe Gra.
Producentja në një çast të intervistës është ndalur tek Big Brother.
Ajo tregoi se ky format kërkon shumë menaxhim pasi nuk është thjeshtë një resort. Ajo zbuloi çfarë ndalohet këtë vit.
‘Këtë vit nuk lejohen dronët. Nuk lejojmë shumë diskutime politike, fushata, fyeje, ofendime. BBV merr masë ndaj çdo gjëje që i kalon caqet”, u shpreh ajo. Duke qenë se çdo cep i shtëpisë është i mbushur nga kamerat të cilat filmojnë pa ndërprerje, producentja u pyet nëse ka në tualete.
Ka shumë kamera. Në tualet nuk ka kamera, pasi është private, tha Sara Hoxha.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=F8pwCBmxKkc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/