ShowBiz

Olta u ndje e ‘bullizuar’ nga komenti Arbër Hajdarin, Beniada ironizon hapur aktoren

Beniada Nishani është kthyer në një figure shumë të dashur për publikun.

Modelja për një kohë të gjatë ka qënë tepër e komentuar në rrjet lidhur me eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”.

Edhe pse vetë ajo nuk e ka pranuar hapur, modelja është prej kohësh në një romancë me vëllain e opinionistit të formatit të njohur, Arbër Hajdari.

Së fundmi Beniada ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj lidhur me banorët e shtëpisë së famshme, ku nuk i ka shpëtuar një koment për Olta Gixharin.

Aktorja e njohur në puntatën e kaluar pati një debat me Arbërin ku u shpreh se u ndje e bullizuar pasi ky i fundit e cilësoi atë si ‘zhurmuse’.

Mirëpo lidhur me këtë koment të saj, Beniada nuk ka ngurruar ta ironizoi hapur.

“Fjala zhurmues është bullizim, por shkatërrues është diçka shumë e bukur, është një kompliment”, është shprehur modelja në një video.

Linku: https://www.instagram.com/p/Ca92c1UrojgeQaI0mvFbo9zpSAEP9NlpdP-ltY0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmzF7THt5fI/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/Cmr5EJrrtwu/?utm_source=ig_web_copy_link