ShowBiz

I kërkuan të futej në “Big Brother VIP”, Bruno Shemsho jep përgjigjen epike

Bruno Shemsho është bërë i njohur për publikun gjatë kohës që ishte konkurrent në emisionin e dashurisë Për’puthen.

Ndër të tjera ai pati një histori të bukur dashurie me një nga vajzat që ishin konkurrente në emision, Ana Gjini.

Pak kohë pasi ata dolën çift nga Për’puthen, lidhja e tyre e dashurisë mori fund.

Për një kohë të gjatë ata vazhduan të hidhnin ndaj njëri-tjetrit kunja në rrjetet e tyre sociale.

Kështu Bruno qëndroi në vëmendjen e mediave rozë duke u njohur dhe pëlqyer gjerësisht nga publiku.

Së fundmi në një bisedë virtuale me ndjekësit, një prej tyre i ka kërkuar Brunos që të hyjë në “Big Brother VIP”.

“Të lutem hy në BBV. Je më i miri”, shkruan ndjekësi.

“Sidomos tani që termin ‘manipulator’ ma ka grabit Olta, do ishte një ‘dylyftim’ i ashpër”, është shprehur Bruno.

Linku: https://www.instagram.com/stories/brunoshemsho1/3008969062647109132/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/Ckvwo36tJR3/?utm_source=ig_web_copy_link