Monica Bellucci ka pozuar për kopertinën e re të revistës gjermane MADAME me një transparencë mahnitëse që dëshmon se feminiteti nuk ka moshë.
Bukuroshja 58-vjeçare mbetet padyshim një nga femrat më magjepsëse në të gjithë botën dhe adhurohet për sofistikimin dhe bukurinë e saj nga miliona njerëz.
Italiania me sharmin e pakrahasueshëm ka folur për revistën gjermane për feminilitetin, feminizmin, si dhe klishetë në standardet e bukurisë.
“Feminizëm për mua do të thotë të ndihem rehat me feminilitetin tim”, ka thënë ndër të tjera aktorja.
Në një tjetër moment të intervistës, ajo ka folur për peshën e saj dhe raportin që ka me trupin e saj.
“Unë nuk jam e fiksuar pas peshës sime. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma të lakuara, kurrë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 nuk ke të njëjtat nevoja si atëherë ti ishe 20.
Ndryshimi i madh vjen kur keni fëmijë. Ju ndaloni së qeni në qendër të vëmendjes dhe jeni e dyta. Kjo na jep një tjetër perspektivë,” është shprehur Bellucci.
Siç e bëri të qartë, ajo nuk është e gatshme të humbasë vitet e saj duke ndjekur dieta strikte dhe rraskapitëse, as nuk do të kalojë shumë kohë në palestër.
Natyrisht, ajo e do veten dhe kujdeset për veten, duke bërë pilates për të mbajtur në formë dhe thjesht duke ndjekur dietën e saj për disa ditë nëse ndjen se ka shkuar përtej asaj që ajo e konsideron ‘ideale’.
Aktorja ka rrëfyer se tani kalimin e kohës e sheh si diçka që ka një ndikim pozitiv në jetën e saj.
“Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je i ri, ke bukurinë e rinisë, bukurinë e një momenti biologjik në jetën tënde. Por jeta vazhdon”, tha bukuroshja italiane.
Monica Bellucci është nënë e dy vajzave, Deva 18-vjeçare dhe Léonie 12-vjeçare, të cilat i kishte me ish-bashkëshortin, Vincent Cassel.
Ndonëse çifti është i ndarë që prej vitit 2013, ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë për hir të fëmijëve të tyre.
“Kemi shumë vite të ndarë, por kur je prind, je prind përgjithmonë. Është bukur të kemi një marrëdhënie të mirë për fëmijët tanë. Takohemi sa herë që kemi mundësi”, tha aktorja italiane.
Linku: https://greekcitytimes.com/2023/01/05/monica-bellucci-curvy-woman/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWYOYjYA6XQ/?utm_source=ig_web_copy_link