Lifestyle

Flamuri shqiptar në koleksionin e ‘Louis Vuitton’, ja sa kushton çanta e veçantë

“Louis Vuitton” prodhon një çantë me  dizajnin e flamurit shqiptar.

Louis Vuitton ka nxjerrë në shitje koleksionin me çanta që kanë flamuj të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe Shqipërisë.

Printet klasike të Louis Vuitton janë të mbuluara me qëndisje të kuqe në të gjithë sipërfaqen dhe shqiponja shfaqet në qendër.

Produkti kushton 9900 dollarë dhe mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr.

Linku: https://www.voxnews.al/english/aktualitet/louis-vuitton-prodhon-cante-me-flamurin-ja-sa-kushton-reagon-edhe-ram-i29235#galeria

Burimi i fotos: https://www.highsnobiety.com/p/louis-vuitton-jay-ahr-keepall-buy-online/