ShowBiz

Neda Balluku nënë për herë të tretë, zbulon gjinin e bebit në Për’puthen Prime

Neda Baluku është e angazhuar këtë sezon në emisionin e dashurisë Për’puthen në rolin e mblesit.

Mbrëmjen e djeshme është realizuar për herë të parë në këtë sezon mbrëmja “Prime”.

Në “Prime” përpos dinamikave nuk kanë munguar emocionet e bukura, por këtë herë janë dhuruar pikërisht nga Neda.

Opinionistja ka zbuluar se do të bëhet nënë për herë të tretë.

Bora ka qënë shoqëruesja e saj teksa Neda realizoi “Baby gender reveal” për publikun .

Pas dy djemve do të vijë në familjen e Ballukut një vajzë. Teksa u shpreh e lumtur dhe e emocionuar Neda tha dhe dy fjalë për të voglën që do të vijë në jetë.

“Do të kujdesem që të jetë e lumtur gjithmonë”.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CnK4Pr3KyeG/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=5050791244967867&set=ecnf.100001111249693