Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorolorgjike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com