ShowBiz

Dea Mishel dhe Amosi shkëmbejnë puthjen e parë brenda shtëpisë së famshme

Përpara disa ditësh Amosi ka shprehur hapur pëlqimin që ka për Dea Mishel.

Që nga ai moment është vënë re një afrimitet mes tyre edhe pse Dea u përpoq që ta largonte aktorin prej vetes.

Së fundmi Amos dhe Dea Mishel kanë ndezur atmosferën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me një puthje pasionante edhe pse në kontekstin e një loje.

Teksa kanë qenë duke interpretuar pjesën e filmit që duhet të realizonin me njëri-tjetrin kërkuar nga Vëllai i Madh, aktori dhe blogerja kanë shkëmbyer edhe puthjen.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CnY1tUdhS4F/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmuEC_6NlXE/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CmkZHevNiCa/?utm_source=ig_web_copy_link