Aktori i njohur, Amos Zaharia teksa ndodhet brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”, pak ditë më parë ka bërë një deklaratë lidhur me eksperiencat e tij të çuditshme seksuale.
“Kur punoja në tv na rastisi të lëvizim nëpër gjithë Shqipërinë. Erdhi një pikë që nuk ishim më kolegë dhe nuk kemi lënë cep të Shqipërisë pa bërë dashuri. Në stadium, në tren, në ashensor, në banjo lokali, edhe te Lana madje. Në vendet nga më të çuditshmet, në majë të Llogarasë se na u prish autobusi ishte ora 1 e natës. Zbritëm nga autobusi përfituam nga rasti, u shkëputëm nga turma, ishte një qiell që s’kishte pikë drite dhe qielli ishte yll”, është shprehur aktori gjatë bisedës me Mikelën.
Mirëpo kjo dekaratë ka nxitur reagimin e ish-të dashurës së tij, artistes së njohur, Gigliola Haveriku.
Amosi dhe Gigliola dikur kanë pasur një histori dashurie, ndaj ndjekësit menjëherë kanë aluduar se historitë e aktorit lidheshin pikërisht me këngëtaren e njohur.
Gigliola ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka sqaruar ndër të tjera se ajo vetë nuk ka lidhje me deklaratat.
“Ju falenderoj shumë për fjalët e mira që gjithmon nuk mi kurseni. Por dua t’ju përgjigjem shkurt dhe s’do kem më dëshirë të përsëritem. Mos e lidhni çdo tregim imagjinar apo të vërtetë të treguar nga persona të kaluarës sime me figurën time. S’kam lidhje as me autobusa, as me Llogara e as me gjëra edhe më delikate të folura mbrëmë. Shumë dashni”, shkruan Gigliola.
Linku: https://www.instagram.com/stories/gigliola.haveriku/3014969594666729005/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnFqVWmNYlt/?utm_source=ig_web_copy_link