ShowBiz

Pas thashethemeve të bujshme, familja e Luizit tregon si qëndron e vërteta

Duket se këto ditë i përkasin ‘epokës’ së Luizit. Këngëtari ka arritur të fitojë zemrat e gjithë publikut me pjesmarrjen në Big Brother Vip.

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajme se këngëtari nuk flet me familjarët e tij. Një reagim ka ardhur në rrjete sociale në emër të familjes së Luizit.

Duke ju uruar që të jeni mirë, në emër të familjes së Luizit duam të sqarome opinion publik për shpifjet që qarkullojnë në emër të djalit tonë ndërkohë që vazhdon rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip!”

Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të perfituar në kurrizin e tij, këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm.

U lutemi nëse doni të bani lajm, bëjeni atë në mënyrë të drejtë dhe korrekte, jo duke saju lloj – Iloj gënjeshtre!

Me rrespekt familja e Luizit.

Linku: https://www.instagram.com/stories/luiz.ejlli/3016289989793222751/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luiz.ejlli/