Selena Gomez u duk se iu kundërpërgjigj kritikëve lidhur me paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve në “Golden Globe 2023”.
E veshur me një fustan “Valentino” pa rripa me një dekolte të thellë, ajo ishte një nga yjet e ceremonisë, si dhe u nominua për ‘Aktoren më të mirë’.
Këngëtarja 30-vjeçare, e cila mori pjesë në ceremoninë e çmimeve së bashku me motrën e saj nëntëvjeçare Gracie, doli live në Instagram menjëherë pas ngjarjes.
Në video, Gomez ishte e shoqëruar nga motra e saj 9-vjeçare, Gracie Elliott Teefey, teksa i drejtohet me ironi kritikëve për peshën e saj.
“Jam paksa e madhe tani sepse u kënaqa gjatë pushimeve”, Por ne nuk na intereson”, u shpreh Gomez.
Gomez më pas u kthye nga Gracie dhe kërkoi mendimin e saj, duke komentuar “apo jo?” duke qeshur.
Transmetimi i drejtpërdrejtë i këngëtares erdhi pasi një numër ndjekësish bënë komente lidhur me peshën e saj në ceremoninë e Golden Globes.
Videoja e Gomez dhe motrës së saj Gracie në tapetin e kuq është bërë gjithashtu virale.
Teksa pozonte në tapetin e kuq, Gomez bëri me gjeste drejt motrës së saj më të vogël, siç u kap në një video të ëmbël të shpërndarë nga llogaria në Twitter e Golden Globes.
Pasi nëntë vjeçarja, e cila kishte veshur një fustan të shkurtër floriri, vrapoi te motra e saj më e madhe në klip, ata së bashku buzëqeshën para kamerës.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWo6sdSJBsm/?utm_source=ig_web_copy_link