Para pak ditësh kudo në rrjet nisi të qarkullojë lajmi se moderatorja e njohur, Kiara Tito ishte në një romancë me biznesmenin, Roni Koka.
Mirëpo më në fund ka ardhur një reagim nga ai, i cili e përgënjeshtron këtë lajm duke thënë hapur se nuk është në një lidhje me moderatoren.
Sipas “Iconstyle”, Roni sqaron se nuk është në një lidhje me moderatoren, duke preferuar që të gjitha aludimet të mbyllen këtu.
Gjithashtu, ai i kërkon të gjitha mediave që të përgënjeshtrojnë lajmin që e bëri një personazh publik pa fakte dhe pa dëshirën e tij.
“Duke mos qenë person publik, e ruaj privatësinë time dhe nuk jap sqarime për gjërat që kam pasur, kam dhe do të kem. Por, e sigurt është që nuk jam në një lidhje me Kiara Titon.
Lajmet e pavërteta janë një shqetësim për të gjithë, ashtu si dhe për mua. Kërkoj mirëkuptimin e të gjitha mediave që kanë përmendur emrin tim, të sqarojnë për publikun që i ndjek situatën në fjalë dhe të marrin parasysh këtë deklaratë timen. Nuk jam i lidhur me Kiara Titon!”, është shprehur Roni Koka.
Linku: IconStyle
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmwiblXLWlE/?utm_source=ig_web_copy_link