ShowBiz

Përdori dhunë brenda shtëpisë së famshme, Kejvina përjashtohet nga “Big Brother VIP”

Dhuna e përdorur brenda shtëpisë së famshme nga Kejvina spektaklin e kaluar ndaj Luizit është dënuar mbrëmjen e sotme.

Që pas Prime të kaluar në shtëpi ishte vendosur një zarf i zi ku ndodhet vendimi për situatën e paprecedentë.

Mirëpo vendimi është komunikuar spektaklin e sotëm që në nisje të tij.

Vëllai i Madh ka marrë vendimin për të skualifikuar modelen nga loja e “BBV”.

Ky vendim është pranuar nga Kejvina, e cila la menjëherë shtëpinë.

Linku: Big Brother VIP

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/