ShowBiz

Më i forti që ka hyrë ndonjëherë në ‘Big Brother’, Balina Bodinaku zbulon emrin e personazhit vip

Balina Bodinaku si ish opinioniste e formatit vip ka ardhur me një koment të veçantë për njërin nga personazhet.

Balina e ka cilësuar Luizin si banorin më të fortë që ky lloj formati ka pasur në historinë e tij.

‘Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në “Big Brother”, për arsyen e thjeshtë sepse mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk merr asgjë personale, asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ai ka hyrë aty brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket dhe gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, Luizi që njohim jashtë’- shprehet Balina.

Linku: https://www.instagram.com/p/Cnl8Qj1DCXU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/balinabodinaku/