ShowBiz

Olta Gixhari rrëfen çmendurinë më të madhe

Olta Gixhari me pjesmarrjen në Big Brother Vip ka vendosur të na tregojë një anë tjetër të sajën.

Aktorja ka trazuar shumë polemika brenda shtëpisë dhe kjo ka bërë që një pjesë e audiences ta duan dhe një pjesë jo.

Së fundmi ajo ka vendosur të na rrëfejë një nga çmenduritë e saj të mëdha.

‘Gjithë shoqëria ime ditën më të çmendur e kanë ditën që kanë ndenjur me mua. Në mes të detit kam ngelur një herë me Eni Shehun . Te varka jonë e vogël, çoheshim e kërcenim, po na mbaronin cigaret, nuk kishim më verë për të pirë. Vetëm qeshnim me lot, po binte errësira. Dhe ne ishim thjesht një pikë mes detit. Rastësisht kalon një skaf, që na merr, na nxjerr në breg, përndryshe ne sot e kësaj dite aty do të ishim.’

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8ea65a91-515d-4f62-9dc6-3022c76c8f73

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/