Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho është nderuar me një çmim tepër të veçantë.
Gjatë ceremonisë së dhurimit të “Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”, në mes të emrave shumë të njohur Ermonela ka marrë çmimin e rëndësishëm si “Artistja e Vitit”
Përmes një postimi faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.
Madje për këtë arritje ka reaguar edhe vetë sopranoja në llogarinë e saj në Facebook.
“Artistja e vitit, Ermonela Jaho, soprano Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese.
Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, shkruhet në postim.
Linku: https://www.facebook.com/OfficialErmonelaJaho
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/OfficialErmonelaJaho