ShowBiz

U përfol për një ribashkim me Fjolla Morinën, reagon Fisnik Syla

Kohët e fundit në rrjet po qarkullojnë lajme se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina dhe biznesmeni i njohur, Fisnik Syla janë kthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit. 

Në mediat rozë po përflitet se dyshja po kalojnë së bashku pushimet, por ende nuk ka asnjë konfirmim prej tyre. 

Së fundmi ka qënë Fisniku ai që ka reaguar përmes një video në llogarinë e tij në Instagram. 

Ai ka publikuar një video nga pushimet e tij luksoze në Milano, por nga fjalia e tij nuk lë të nënkuptohet nëse është bashkuar me Fjollën apo jo. 

“Sot jemi 18 janar 2023, portalet ende flasin, Fisniku është ndarë, s’është ndarë, Fisniku andej, Fisniku këndej, unë vetëm di të them se ne punojmë shumë edhe eshijojmë jetën kështu që shikoni vet”, ka deklaruar ai. 

Linku: https://www.instagram.com/stories/fisnik.sylaa/3018682778734409482/  

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMVEPUaBUuYxikEO2qNPoxYV1lMURBWRRGitp80/