Lifestyle

Parashikimi i motit, 22 janar 2023

Sipas MeteoAlb, prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën zhvillimin e një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur në Veriperëndim të Ballkanit duke diktuar motin edhe në Shqipëri.

Parashikohet që vranësirat e shumta herë pas here të zhvillohen duke sjellë reshje edhe në formën e rrebesheve në zonat bregdetare dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa dëbora do të vijoj të jetë prezente në të gjithë zonën malore, por rrezikohet pjesërisht zona e ulët në disa qytete të ketë shfaqje të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com