ShowBiz

Pasi u largua nga Luizi, Kiara i rikthehet historisë së dashurisë me Butrintin

Pas izolimit të Luizit me Efit, Kiara mesa duket i është rikthyer edhe njëherë historisë së dashurisë me Butrintin.

Në mesnatë së bashku me maestron, moderatorja është shprehur se sjellja e saj ndaj Luizit vjen si pasojë se më parë ka përjetuar një histori në publik.

Për këtë i referohet edhe historisë së shkuar me këngëtarin.

“Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. E kam njohur në punë. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë se nisnin debate kot.

Ka pasur momente që kam dashur që të bëhej publike. U ndanë u lidhën, u panë këtu e aty bashkë. Më mundon kjo gjë. Të dhëmb kur zihesh për një lajm e portal”, është shprehur Kiara.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CntuHdNhP6o/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnaPY_KLAUX/?utm_source=ig_web_copy_link