ShowBiz

Lei Krajën e ‘tradhton’ miku i saj, zbulon futbollistin e martuar që dikur e ka ngacmuar

Moderatorja e njohur, Lei Kraja ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Zemër Luana”.

Gjatë një loje të titulluar “Gol Gol bëhet autogol”, Lei duhej t’u përgjigjej disa pyetjeve duke bërë gol në fotot e personazheve, futbollistë.

Një nga pyetjet lidhej me faktin se cili nga futbollistët e ka ngacmuar moderatoren.

Në përpjekje për t’u mbushur mendjen të ftuarëve se nuk e ka ngacmuar askush, Lein e ‘tradhtoi’ miku i saj i ngushtë, Meridian Ramcaj.

Ai ka goditur drejt figurës së Eros Grezdës për të lënë të nënkuptuar se futbollisti që tashmë është i martuar dikur e ka ngacmuar.

Linku: https://youtu.be/9TXEbM9wZsQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClwUyozq-kL/?utm_source=ig_web_copy_link