ShowBiz

Mevlani dhe Albulena i japin fund lidhjes, këngëtarja zbulon arsyen

Mevlani dhe Albulena pak muaj më parë konfirmuan lidhjen e dashurisë.

Dyshja ishin një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë megjithat historia e tyre ra në heshtje.

Lajmet për një ndarje të mundshme bënë goxha zhurmë në rrjet.

Albulena ka qenë e ftuar në Prive ku ka zbuluar arsyen e ndarjes.

Distanca duket se ka qenë arsyeja kryesore.

Albulena u shpreh se njohja filloi për shkak të një bashkëpunimi dhe më pas vendosi ti jepte një mundësi dhe në aspektin personal. Ajo u shpreh se lidhja në distancë ishte sfiduese dhe si pasojë i dhanë fund.

Megjithatë këngëtarja gjatë gjithë kohës flet me rrespekt për të por kjo nuk do të thotë se ata mbajnë komunikim pas ndarjes.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=5iuTyHpRD-k

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mevlanshabaa/