ShowBiz

“Përdori Nitën dhe vajzat e saj”, Zhakin Lekatari plas bombën për Diolën 

Rrëfimi i Nitës dhe shpërthimi i debateve fill pas kësaj, ka ndezur përsëri diskutime në shtëpinë e Big Brother VIP. 

Në spektaklin e sotëm është diskutuar gjendja shëndetësore e Nitës dhe disa nga opinionet e banorëve lidhur me vazhdimin e qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme. 

Mirëpo diskutimi është përqëndruar edhe tek Diola dhe shpërthimi i saj ndaj Luizit, në të cilën ka përfshirë dhe fëmijët dhe familjen e saj jashtë. 

Ky veprim i saj është ‘dënuar’ nga disa banorë, por edhe nga vetë opinionistja e formatit, Zhaklin Lekatari. 

Opinionistja është shprehur se sipas saj Diola ka përdorur Nitën, historinë e saj dhe vajzat. Në lojë nuk duhet të përfshihet familja. 

“Mendoj që e përdore Nitën. Nuk ke nevojë të përdorësh as Nitën, as vajzat e tua. Ky ishte një bllof”, është shprehur ndër të tjera Zhaklina. 

Linku: Big Brother VIP 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/zhaklin.lekatari/