ShowBiz

I uron ditëlindjen nënës së ndjerë, Melinda prek me dedikimin dhe videon nga fëmijëria

Nëna e artistes së njohur, Melinda Ademit, ditën e sotme do të festonte ditëlindjen e saj.

Nuk mund të mos mungonte një urim nga këngëtarja për të ëmën e ndjerë.

Melinda ka ndarë me ndjekësit një video nga fëmijëria e saj, teksa shihet në krahët e së ëmës.

Krahas video ajo ka shkruar një dedikim prekës.

“Urime ditëlindjen, mami.Gati dy vite pa ty.

 U prefsh në paqe… Dashuria ime për ty është e përjetshme”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/melindaademi/3022836186007427918/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnufyRnqAG9/?utm_source=ig_web_copy_link