Dashi
Jeni të vendosur dhe të motivuar për të realizuar projektin tuaj. Kjo ditë ka një fillim të mbarë, por përpiquni të mos prisni shumë nga vetja dhe gjithashtu jini më të gatshëm për të bashkëpunuar. Ju dëshironi argëtim të shëndetshëm dhe sonte do të keni mundësinë të bëni gjëra të ndryshme nga zakonisht. Sa i përket dashurisë, nëse vërtet dëshironi, mund të jepni shumë më tepër.
Demi
Ndiheni më të hapur ndaj dashurisë dhe ndoshta mund ta kompensoni nëse në orët e fundit keni ekzagjeruar duke ngritur një ton polemik. Ndjenjat sonte kanë nevojë për më shumë stabilitet dhe një angazhim konkret nga ana juaj. Nëse vërtet dëshironi t’i bëni përshtypje një personi nga e premtja, ka mundësi që të keni ide më të qarta.
Binjakët
Vëmendje në marrëdhëniet me të tjerët: kjo ditë nis me një ingranazh më pak. Kujdes edhe në marrëdhëniet me familjarët, në lidhjet prind-fëmijë. Ka diçka që nuk shkon me dashurinë, veçanërisht nëse ka pasur probleme në të kaluarën. Kujdes me zemërmin sot.
Gaforrja
Nëse zgjoheni me humor të keq, buzëqeshni para pasqyrës. Ju do të jeni në gjendje të impononi këndvështrimin tuaj. Për sa i përket dashurisë, nga e premtja do të keni një Venus më të qetë. Nëse jeni beqarë duhet të shikoni përreth, nëse jeni në çift përpiquni të zgjidhni sot një mosmarrëveshje në lidhje me një bisedë të vjetër që nuk është zgjidhur asnjëherë me personin që doni dhe përpiquni të pajtoni të dy këndvështrimet.
Luani
Ju jeni duke përjetuar një situatë shumë të veçantë. Investoni energjitë tuaja në diçka vërtet fitimprurëse. Mbani këmbët në tokë dhe një mendje të pastër. Nëse keni një histori që vazhdon prej disa kohësh kushtojini vëmendjen e duhur, pasi kohët e fundit jeni duke u fokusuar në çështje të tjera. Është një situatë astrologjike që sot ju gjen nën presion.
Virgjëresha
Kujdes mos e teproni me kritikat, qoftë edhe ndaj vetes! Nëse keni pasur probleme kohët e fundit ndoshta duhet të fajësoni njerëzit përreth jush, të cilët nuk janë gjithmonë të besueshëm në vendin e punës. Nga ana tjetër tashmë keni në plan të lani disa hesape, por disa fjalime do të shtyhen deri në Mars. Ndjenja juaj e lindur e drejtësisë nuk ju lejon të mbështesni idetë e atyre që vendosin shpeshherë maska.
Peshorja
Sot yjet janë në anën tuaj. Sot do të rekomandoja të argëtohesh, pa asnjë lloj përgjegjësie. Dashuritë janë protagonistët e padiskutueshëm të kësaj dite: mbështetuni në sharmin tuaj dhe mundësinë për të nisur një histori të re dashurie. Në rast ndarjeje, pozicioni i Jupiterit mund të sjellë ende disa dyshime në rast se do të mbeten të hapura çështjet ekonomike, nga mesi i majit shumë prej tyre do të zgjidhen.
Akrepi
Ke vendosur te mos rrish me njerez qe nuk i ndjen miq, ne kete moment ne dashuri mbetesh rezistente ndaj cdo lloj kompromisi. Dita e sotme ju ka gjetur paksa te lodhur dhe te trazuar, por neser do te keni nje situate me interesante astrologjike. Për sa i përket dashurisë, Afërdita ju bën gjithnjë e më të përfshirë teksa i afrohemi fundit të muajit: nëse ju pëlqen dikush, do të ishte mirë ta takoni në fundjavë.
Shigjetari
Mos bini shumë poshtë me gjendjen emocionale edhe pse ndonjëherë mërzia shërben për mirë. Është një kohë e mirë për të pasur përvoja të reja, është gjithashtu e dobishme të planifikoni një takim me miqtë për të hequr mendimet negative nga mendja. Në punë do të duhet të rikonfirmoni një marrëveshje deri në fillim të majit. Në dashuri do të jeni veçanërisht të përfshirë, por edhe shumë kërkues.
Bricjapi
Prej disa ditësh jeni mbyllur pak më shumë në vetvete. Ka një farë ndjenje mosbesimi që rrjedh nga fakti se kohët e fundit jeni tradhtuar nga një miqësi, ose e keni më të vështirë të bini dakord të gjithë, veçanërisht nëse në vendin e punës ka partnerë ose bashkëpunëtorë që mendojnë ndryshe nga ju. Ndonjëherë ju pëlqen të hidhni pas krahëve gjithçka, e t’ia nisni nga e para.
Ujori
Kjo është një periudhë e veçantë në të cilën do t’ju duhet të përballeni edhe me disa rivalë të tjerë; Nuk mungojnë momentet ëndërrimtare që mbushin zemrën me ëmbëlsi të madhe. Një miqësi mund të bëhet diçka më shumë në javët në vijim. Ju mendoni se po bëni një punë të shkëlqyer, por dëshironi të fitoni më shumë.
Peshqit
Në dashuri nga nesër Afërdita hyn në shenjë, më pas Saturni do të jetë aktiv nga marsi, ndaj çiftet që munden dhe duan të martohen por edhe personat e ndarë që duan të nisin një jetë të re, duhet të lënë vend për njohje të reja. Sot do të ishte më mirë të mos lodheni shumë. Madje do të ishte idealja të organizonit një mbrëmje të këndshme.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-giovedi-26-gennaio-2023/
Burimi i fotos: pexels.com