ShowBiz

U përjashtua për shkak të sjelljes së dhunshme brenda BBV, reagon për herë të parë Kejvina

Modelja e njohur, Kejvina Kthella përpara gati dy javëve u përjashtua nga shtëpia e famshme për shkak të sjelljes së dhunshme ndaj Luizit.

Gjatë Prime Kejvina nu kia doli të përmbajë veten para provokimeve të Luizit gjë, e cila solli dhe agravimin e tillë.

Pas daljes prej një kohe të gjatë Kejvina nuk kishte bërë asnjë reagim publik, lidhur me këtë çështje apo për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.

Mirëpo së fundmi modelja ka thyer akullin dhe ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në Insagramin e saj.

Ajo shfaqet e papenduar për veprimet e saj dhe i cilëson ato si një situatë që e ndihmoj që të dilte nga ajo ‘çmendinë’. Ndërsa i kërkoi falje vetëm fansave të Luizit.

“Jeta vazhdon edhe nëse “vdesim”. Nuk jam penduar që hyra në Big Brother VIP 2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoji dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilka prej asaj ‘çmendine’.

Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit dhe që u shndërua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës! Meqë Luizi lavdi Zotit gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që tí kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit. Meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat!”

Linku: https://instagram.com/stories/kejvina/3024547050183332701?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Burimi i fotos: https://instagram.com/kejvina?igshid=YmMyMTA2M2Y=