ShowBiz

Kanye West vazhdon me sjelljet agresive, nën hetim për incidentin e papritur

Një video e Kanye West po bën xhiron e rrjetit pasi këngëtari u shfaq i përfshirë në një grindje me një grua më 27 janar.

Kjo solli dhe më pas hetimin e tij nga policia.

Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura tha për E! lajmi se reperi po hetohej pas një konfrontimi me një grua në një qytet në veriperëndim të Los Anxhelosit.

Policia kishte siguruar pamjet video të sherrit të West me gruan, në të cilës pretendohet se i rrëzon telefonin nga dora. Videoja tregon atë duke qëndruar në mes të rrugës, duke u mbështetur nga dritarja e shoferit të gruas.

Mesa duket ajo ka qënë duke e filmuar atë, ndërsa këngëtari e  urdhëron të mos e bëjë.

Kur ajo përgjigjet, “Por ti je një personazh i famshëm”, West më pas supozohet se ia merr telefonin nga dora dhe e hedh në rrugë.

West ishte larguar nga vendi i ngjarjes në momentin që mbërriti policia. Një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura shtoi se kishte një raport krimi, që do të thotë se incidenti do të hetohet më tej. Identiteti i gruas së përfshirë në konfrontim nuk është bërë publik.

West nuk ka komentuar mbi incidentin. Asnjë përfaqësues apo avokat nuk është listua për mbrojtjen e tij.

Linku: https://www.nme.com/news/music/kanye-west-under-investigation-for-alleged-assault-3389075

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kanyethegoatwest/