Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të zhvillohen përkohësisht duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore në territorin shqiptar.
Parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites të sjellin përmirësim të dukshmë të kushteve atmosferike duke bërë që të kemi edhe intervale të gjatë me kthjellime. Por sërish në orët e mbrëmjes dhe natës vonë vranësirat do të bëhen dominuese në pothuajse gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rritet lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com