ShowBiz

Gara e saj përfundoi papritur, reagon për herë të parë Efi

Rrugëtimi i Efit përfundoi papritur mbrëmjen e së shtunës.

Gjatë spektaklit Dea Mishelit iu kërkua nga Vëllai i Madh të dërgonte në nominim tre konkurrentë.

Mes të gjithë banorëve Dea zgjodhi, Luizin, Kiarën dhe Efin, ku kjo e fundit u eleminua.

Megjithatë publiku vazhdon ta mbështesë Efin edhe pas daljes së saj.

Së fundmi ajo ka reaguar publikisht përmes një shkrimi në Instagram.

Ajo postoi disa foto në llogarinë e saj dhe krahas tyre shkruan:

“ME KOKËN LART DHE BUZEQESHJE NË FYTYRË! Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë.

Hyra në Big Brother për të treguar një anë tjetër timen, që ju të më shifnit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndroj e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromisa për karakterin dhe dinjitetim e saj. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”.

Ky postim mori jo vetëm shumë pëlqime, por edhe shumë komente edhe nga figura mjaft të njohura.

Linku: https://www.instagram.com/p/CoSxEv7Ifo_/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoSxEv7Ifo_/?utm_source=ig_web_copy_link