ShowBiz

Ia përplas derën në fytyrë, shpërthen debati mes Nitës dhe Amosit

Një tjetër situatë e nxehtë ka ndodhur brenda shtëpisë së famshme.

Këtë herë ka ndodhur mes Nitës dhe Amosit.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” po realizohet një lojë ku banorët do të përballen me situata të ndryshme, por nuk duhet të reagojnë pavarësisht të gjithave.

Teksa ishte duke shkuar për në lavanderi, Amosi sheh macen e tij, por nuk mund të reagojë.

Megjithatë ai nis të qajë.

Pas tij kanë qënë Olta dhe Dea të cilat kanë dashur të hyjnë në dhomë, por ai u ka kërkuar të largohen, ndërsa ato janë larguar ka hyrë Nita, të cilës Amosi ia plas derën në fytyrë.

Kjo situatë e ka nxehur tepër Nitën, e cila ka shpërthyer edhe kundër Oltës, pasi kjo e fundit ka tentuar ta mbrojë Amosin.

“Më pa isha aty, isha afër. Nuk kisht pse ta bënte atë gjë. Më pa drejt e në fytyrë”, u ka treguar Nita banorëve.

Mes debatit, Amosi erdhi dhe i dha një përqafim Nitës, e cila ishte e përlotur, ndërsa më pas nisën të sqaronin situatën.

Amosi ‘u justifikua’ duke u shprehur se për të ishte një moment i vështirë, pasi macja i ka kujtuar jetën jashtë.

Linku: https://www.instagram.com/p/CoVHfWtLzvS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cn-ORL5oSNg/?utm_source=ig_web_copy_link