ShowBiz

Skandal në ‘Sanremo 2023’, këngëtari shkatërron skenografinë

Mbrëmjen e djeshme, është mbajtur nata e parë e Festivalit italian të muzikës “Sanremo 2023”. Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet.  Pasi është shënuar një incident që është komentuar si skandal nga mediat italiane.

Këngëtari Blanco kishte probleme me kufjen dhr shkatërroi skenografin.

Këngëtari që vetëm vitin e kaluar kishte fituar Festivalin e Sanremos me bukuroshen “Brividi” së bashku me Mahmood, performoi gjatë mbrëmjes së parë në Sanremo me këngën e tij të re (jo konkurruese), “L’isola delle rose”.

Blanco fillon të këndojë, por nuk dëgjon audion që kthehet përmes kufjeve. Trëndafilat dhe të gjitha lulet në skenë shkatërrohen nga furia e Blanco-s.

Linku: https://www.rds.it/scopri/magazine/musica/music-awards/festival-di-sanremo/la-furia-di-blanco-sul-palco-di-sanremo-distrugge-i-fiori-per-un-problema-di-audio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sanremorai/