ShowBiz

Çfarë e ka bezdisur më së shumti në Big Brother? Rrëfehet pa dorashka Efi  

Efi Dhedhes është kthyer në kryefjalën e mediave rozë.

Pas Për’puthen rrugëtimi i saj në “Big Brother VIP” e ka risjellë sërish në qendër të vëmendjes.

Shfaqja e saj në formatin e njohur, e bëri tepër të dashur e të pëlqyer nga publiku.

Efi së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin “TAR” ku ndër të tjera ka treguar se çfarë e ka bezdisur gjatë qëndrimit t[ saj në shtëpinë e famshme.

Kushdo personazh që të ishte (nga ata që debatonte), siç edhe u pa unë jam shumë njeri i drejtë, ndoshta është e gabuar ndonjëherë, por mua më doli që bëra shumë mirë që isha ashtu.

Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe ty të shikohet çdo lëvizje që ti bën dhe ti mendon se njerëzit nuk e shohin, mua kjo gjë më acaronte dhe tjetra është që ti përpiqesh të tregohesh i sjellshëm dhe i mirë dhe nuk e lë veten të lirë të tregosh atë që je, sepse shumica nga banorët në këtë pikë kanë dalë keq jo duke qenë të këqinj, por thjesht fakti që e ndrydhin veten edhe përpiqen të nxjerrin diçka që nuk janë, normal që do dalin keq.

Ti e kupton që sado do mundohesh të shtiresh, sado ta mbash veten një muaj mezor, ka nga ato fragmentet e vogla që ti e tregon automatikisht se kush je dhe të prishet komplet imazhi. Më mirë lëre veten të qetë dhe shijoje sepse për mua kjo ishte gjëja më kryesore”, është shprehur Efi.

Linku: https://www.youtube.com/@TOPALBANIARADIOLIVE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Clq7qhTIQwl/?utm_source=ig_web_copy_link